×
  • Sport
  • Sport

    Derisa të tjerët po shijojnë pushimet, Ronaldo po stërvitet me kampionin e atletikës

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 18:39

    Makina e quajtur Cristiano Ronaldo, 34 vjeçar por nuk ka treguar asnjë shenjë se ai është duke u plakur.


    Ai u vë pas një sfide të re sezonin e kaluar kur u largua nga skuadra e Real Madridit për tek kampionët e Italisë, Juventusin, shkruan Reporteri.net

    Në sezonin debutues me ‘Zonjën e Vjetër’, Ronaldo shënoi plotë 28 gola në të gjitha kompeticionet, duke mos harruar edhe kontributin që dha me asiste.

    Pastaj, këtë verë ai ngriti trofeun e Ligës së Kombeve me Portugalinë.

    Por, nuk ka asnjë shansë që ai është duke menduar për pensionim gjatë viteve të ardhshme.

    Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme dhe ka punuar jashtëzakonisht shumë që të qëndrojë në formë të tillë në të tridhjetat e tij.

    Një tjetër shembull i dedikimit të Ronaldos për sportin është postuar në rrjetet sociale këtë vikend.

    Fituesi i 5 herë Topit të Artë është kthyer në Portugali dhe ka trajnuar me bashkëkombasin e tij Francis Obikwelu.

    Obikwelu është një ish-atlet i cili është mbajtës i rekordit evropian në 100 metra dhe gjithashtu ka marrur medalje në lojërat Olimpike të Athinës në 2004.

    Ronaldo ka postuar një video të tij duke stërvitur fort në sprintin e tij ku ka shkruar:

     

    View this post on Instagram

     

    It was a great experience to train with my friend @francisobikwelu on track ??‍♂️????

    A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

    “Ishte një përvojë e bukur të stërvitesh me shokun tim @francisobikwelu në trakë (gomë)”.

    Pikërisht ky përmirësim në shpejtësinë dhe përshpejtimin e tij mund të jetë dallimi në mes të ikjes një gjysmë metre më shumë se mbrojtësi kundërshtarë për të shënuar një gol të rëndësishëm.

    Kjo përmbledh shumë mirë atë se sa shumë stërvitet Ronaldo për të qenë më i miri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!