Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka vendosur për të ardhmen.
Tekniku francez nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij tek ‘Trekolorët’, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili ka thënë se 58 vjeçari do të vendos vet.
“Ai na ka thënë se në çdo rast do ta refuzonte vazhdimin e kontratës. Do të takohemi përsëri pas Botërorit”.
“Pa marrë parasysh nëse e vazhdon apo jo kontratën, ai do të punojë në të njëjtën mënyrë. Nëse e fiton Botërorin, ndoshta do të dojë të qëndrojë këtu. Nëse jo, ndoshta do të dojë të largohet. Unë e vlerësoj atë shumë. Besoj që besimi në të na është shpërblyer”, ka thënë Graet për AFP.
Vlenë të cekët se Franca arriti të fitoi Kampionatin Botëror nën drejtimin e Deschamps dhe është ndër pretendentet kryesor për vitin e ardhshëm.
Kampionati Botëror mbahet në vitin 2022 në Katar./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.