Ëndrra e Loret Sadikut për të përfaqësuar Kosovën mund të mbetet e parealizuar përgjithmonë
Mesfushori kosovar vitin e kaluar refuzoi ftesën e Shqipërisë, duke bërë të qartë që dëshiron të luaj vetëm për Kosovën. Megjithatë, situata është jashtëzakonisht e komplikuar.
Muaj më parë, zyra e mediave të FIFA-së në përgjigjen e dërguar në adresë të Indeksonline, ka bërë të ditur që Sadiku nuk mund të ndërroj përfaqësuesen sepse ai në vitin 2013 ka pranuar të luaj për Shqipërinë.
Por pretentimet e mesfushorit të Kasimpashës janë se ai asnjëherë nuk ka dhënë nënshkrim që të luaj për Shqipërinë dhe për këtë çështje Sadiku ka angazhuar avokat.
Në nëntor të vitit 2018, presidenti i FFK-së Agim Ademi kishte deklaruar se janë shumë afër që t’i përfundojnë procedurat për t’ia mundësuar futbollistit përfaqësimin e Kosovës.
Indeksonline ka kontaktuar me familjarë të Sadikut, por ata janë shumë skeptikë që kjo çështje të zgjidhet ndonjëherë.
Kujtojmë që vite më parë, 28 vjeçari ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Suedisë.
Pra, mundësia e vetme që Sadiku të luaj për përfaqësuese është Shqipëria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.