×
  • Sport
  • Sport

    Dëshirën për të qenë kampion bote Messi e shpreh me tatuazh

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 21:40

    Vitin e kaluar trofeu i Kupës së Amerikës ishte trofeu që i mungonte lojtarit argjentinas, Leo Messi, përcjell Reporteri.net.

    Mirëpo, përveç këtij trofeu, tashmë të fituar, Messit i mungon edhe ai i Kampionatit Botëror

    Sulmuesi i PSG-së ka filluar të mendoj për Botërorin i cili do të nisë në 21 nëntor.

    Kjo pasi Messi e ka bërë tatuazh topin “Al Rihla”, me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit të këtij viti.

    Video është publikuar nga kompania “Adidas”, e cila bashkëpunon me sulmuesin e PSG-së.

    “Me Al Rihla në këmbët e tij, ka mbetur edhe një tregim për t’u shkruar në histori. Udhëtimi i tij fillon tani”, thuhet në postimin e “Adidas”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!