Neymar do të mbetet pjesë e PSG-së edhe për edicionin e ri
Ylli brazilian ishte emri më i përfolur i këtij afati kalimtar, pasi flitej shumë për një rikthim të tij në Camp Nou, shkruan Reporteri.net
Pavarësisht se pati negociata të shumta për disa ditë, marrëveshja nuk u arrit, pasi Ousmane Dembele kishte refuzuar kalimin në Parkun e Princave.
Barcelona kishte ofruar te PSG tre futbollistë, Rakiticin, Semedon dhe Dembelen, por ky i fundit kishte refuzuar të ishte pjesë e kësaj marrëveshje.
Kështu ëndrra e katalunsave për ta parë sërish Neymarin në Camp Nou është shuar. Ai do të jetë pjesë e kampionit të Ligue 1 edhe për edicionin e ri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.