×
  • Sport
  • Sport

    Detaje nga oferta e Milanit për Ardon Jasharin

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 16:36

    Milani ka ofruar 28 milionë euro për talentin e Club Brugge, Ardon Jashari, por skuadra belge kërkon të paktën edhe 5 milionë euro më shumë.

    Milani është në bisedime me Club Brugge për mesfushorin qendror 22-vjeçar, dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh.

    Burime të afërta me situatën bëjnë të ditur se Brugge kërkon edhe 5 milionë euro shtesë, ndërsa dita e sotme mund të jetë vendimtare për negociatat mes klubeve.

    Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, është një admirues i madh i reprezentuesit zviceran me prejardhje shqiptare, si edhe i bashkëkombësit të tij, Granit Xhaka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!