×
  • Sport
  • Sport

    Detajet të tjera nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woodsit me makinë: Është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 11:29

    Në të martën ë kësaj jave u raportuar se Tiger Woods ka pësuar një aksident të tmerrshëm me makinë.


    Ylli i golfit u dash që të nxirrej nga makina e tij përmes prerjeve që u bënë nga zjarrfikësve dhe stafi mjekësor.

    Woods u dërgua me urgjencë në një spital krahinor të Los Angelesit për të marrë ndihmën e parë.

    Por, tani kanë filluar të publikohen detaje se ai është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara nga aksidenti i rëndë.

    Policia është duke e hetuar aksidentin e tij, mirëpo do t’i jap kohë legjendës së golfit që t’i sqaroj rrethanat.

    Stafi mjekësor ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe brenda pak ditësh ai do të lirohet që të shkojë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!