Trajneri i kampionëve olimpikë të xhudos nga Kosova, Driton Kuka ka folur për fillimet e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi në këtë sport.
Kuka në Pressing të T7 ka thënë se e kishte vërjetur talentin e Majlindës k
ur e kishte parë se ajo po garon me dorën e majtë.
Tutje ai ka shpalosur një detaj interesant pasi tha se ajo kishte punuar me teknikë të majtë sepse trajneri i saj është i majtë dhe ajo kishte marrë mësime nga ai.
“Po ta tregoj një detaj interesant, Majlinda bën xhudo në anën e majtë, garon me dorën e majtë, që është karakteristikë e sportistëve që janë majtak të lindur. Unë jam majtak i lindur dhe mbas një kohe e kam parë potencialin e saj. Në një stërvitje e kam parë që punon me teknikë të majtë. E kam pyetur a je e majtë, ka thënë jo e djathtë, i thashë e pse po punon me dorë të majtë, tha po ti po na shpjegon në të majtë. Unë shpesh e kam përdor që unë demostroj majtas por kush është i djathtë le ta bëjë të njëjtën teknikë në anën e djathtë”, ka thënë Kuka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.