Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e Premier Leagues, Liverpool dhe Manchester City do të luajnë derbin e parë të sezonit këtë të diele në ndeshjen e xhiros së 12-të.
Skuadra e trajnerit Pep Guardiola do të ketë probleme të mëdha pasi nuk do t’i ketë në dispozicion disa nga lojtarët kryesorë, shkruan Reporteri.net.
Sane, Laporte, Rodri, Zinchenko, Silva dhe portieri Ederson janë gjashtë titullarët e Cityt që nuk do të paraqiten të dielën në “Anfield Road” për ta ndihmuar ekipin e tyre.
Mbetet të shihet nëse ekipi i trajnerit Jurgen Klopp do t’i shfrytëzojë këto mungesa dhe të marrë 3 pikë të plota.
Liverpooli është lider me 31 pikë, kurse City renditet i dyti me 25 pikë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.