×
  • Sport
  • Sport

    Dhimbje, zhgënjim e lot: Jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët e përjetuan rëndë humbjen nga Maqedonia

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 10:48

    Të gjithë kishin një ëndërr, kualifikimin në Kampionatin Evropian


    Si futbollistët ashtu edhe tifozët mbrëmë ishin të zhgënjyer dhe të mërzitur nga humbja kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes kishte lot dhe mërzitje të madhe nga Arbër Zeneli, Valon Berisha e Florent Hadërgjonaj.

    Por, jo vetëm futbollistët, edhe tifozët e përjetuan rëndë humbjen.

    Zeneli u shtri në fushë me të përfunduar ndeshja ku edhe shpërtheu në lot, ngjashëm ka vepruar edhe një tifoz i ri i Kosovës, i cili kishte veshur fanellën e Muriqin dhe e kishte shikuar ndeshjen në televizor.

    Ëndrra për Kampionatin Evropian u shua kur ishim vetëm dy ndeshje larg për ta shkruar historinë, por Kombëtarja jonë do të rikthehet edhe më e fuqishme në ndeshjet e ardhshme. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!