×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria përshëndetet me lojtarët e PSG-së

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 14:31

    Angel Di Maria nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germain. Argjentinasi do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

    Se largimi nga “Parku i Princave” është i paevitueshëm, kjo dëshmohet edhe nga fotografia e fundit e publikuar nga ish-ylli i Manchester Unitedit.

    Ai publikoi një fotografi me bashkëlojtarët, teksa iu dha lamtumirën, pasi do të largohet si lojtar i lirë.

    Për shërbimet e tij, tejet i interesuar është Juventusit, që momentalisht ka avancuar dukshëm në negociata.

    Marrëveshja e plotë mes “Zonjës së Vjetër” dhe Di Marias pritet të kompletohet së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!