×
  • Sport
  • Sport

    Diego Costa: Unë përleshem, Suarezi kafshon

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 11:21

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka thënë se mezi pret ta formojë një partneritet pjellor me bashkëlojtarin e vet të ri, Luis Suarez, duke iu referuar me shaka problemeve disiplinore të uruguaianit në të kaluarën.


    Suarezi iu bashkua Atleticos javën e kaluar nga Barcelona dhe shënoi dy gola dhe e dhuroi një asist në debutimit e tij, duke i ndihmuar skuadrës së Diego Simeones ta shkatërrojë 6:1 Granadan të dielën.

    Costa, ndërkohë, e shënoi një gol para se t’ia lironte vendin në fushë Suarezit në pjesën e dytë.

    “Ai është shumë i mirë, njëri prej nesh mund të përleshet, ndërsa tjetri të kafshojë”, tha Costa, duke e kujtuar kohën kur Suarezi e kafshoi Giorgio Chiellinin e Italisë në Kupën e Botës 2014.

    Costa theksoi se nuk besonte dot se skuadra e tij do të ishte në gjendje ta blinte Suarezin, i cili i shënoi 198 gola në gjashtë sezone me Barcelonën por u vlerësuar tepricë në skuadrën e trajnerit të ri Ronald Koeman.

    “Ne jemi me fat që e kemi Suarezin, nuk e kuptoj sesi Barcelona ka mundur ta lërë atë të largohet”, nënvizoi Costa.

    “Ai do të na ndihmojë shumë me gola dhe me shpirtin e tij luftarak dhe urinë për të fituar trofe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!