×
  • Sport
  • Sport

    “Digjet Old Trafford”, Norwich barazon rezultatin ndaj United

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 17:29

    Skuadra angleze, Manchester United e nisi mjaft mbarë ndeshjen në Old Trafford ndaj Norwich, por kjo ndeshje i ka dalur duarsh pas pjesës së parë, përcjell Reporteri.net.

    Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo i cili ia dhuroi skuadrës së Djajëve të Kuq një avantazh të dyfishtë, duke shënuar në minutën e 7-të dhe 32-të.

    Ndërkaq, në fund të pjesës së parë, skuadra mysafire ngushtoi këtë epërsi, duke shënuar me Kieran Dowell.

    E, në fillim të pjesës së dytë, Teemu Pukki realizoi golin e barazimit për skuadrën ku luan Milot Rashica.

    Rezultati aktual është 2-2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!