×
  • Sport
  • Sport

    Dikur gjyqtar i njohur në Kosovë, sot punon në qebaptore

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 12:05

    I njohuri si “bugari”, pak kush e njeh si Vetoni, dikur gjyqtar i mirënjohur i futbollit dhe hendbollit, sot punëtor në qebaptore në qendër të qytetit në Ferizaj.

    Është Veton Selmani, ish gjyqtar i gjeneratës së sakrificës (1991-1999), pasluftës referoi një kohë të gjatë në futboll e hendboll në Superligë, gjithmonë i vlerësuar me nota të mira.

    Feriz Parllaku e Veton Selmani, pothuajse një duet i pandashëm në hendboll. Në hendboll njiheshin si dyshja e famshme, po ashtu edhe në futboll kudo ishin së bashku.

    I njohur si “bugari”, përderisa në fushën e futbollit e hendbollit, gjithmonë ishte në presion të lojës, mos vallë po gabon diku, edhe në zejen e qebaptores është tejet i përpiktë dhe nuk lejon ndonjë gabim eventual.

    Sot jeton një jetë të qetë, pa brenga, ndonjëherë kujton kohërat e vështira të viteve të 90-ta, por gjithmonë krenarë që dhe kontribut për shtetin e Kosovës./bs

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!