Futbollisti problematik Donis Avdiaj ka mbetur pa skuadër, që kur ka shkëputur kontratën me ekipin holandez Willem II.
Për Avdiajn nuk ka shprehur interesim ende asnjë skuadër, teksa duhet të presë deri në verë për të gjetur një klub.
Dhe meqë ka mbetur pa skuadër, ai ka shfrytëzuar kohën për ta vizituar edhe Kosovën.
Avdiaj ka postuar një foto në shtallën e lopëve në Instagram.
Për shkak se ka mbetur pa skuadër, Donis Avdiaj nuk u ftua nga selektori i Kosovës Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.