Wladimir Klitschko e ka ‘ndihmuar’ nga jashtë Anthony Joshuan, të cilit ia dha disa këshilla se si duhet t’i çaset meçit me Andy Ruizin
Boksieri britanik mbrëmë e mposhti meksikanin Ruiz vetëm me anë të pikëe, shkruan Reporteri.net
Kështu, Joshua riktheu titujt IBF, WBO, WBA dhe IBO.
A hearty congratulations to Anthony Joshua for successfully regaining his heavyweight titles following a re-match with Andy Ruiz Jnr. this evening. Joshua displayed the resilience and the indomitable spirit of champions. He is indeed a champion. pic.twitter.com/ejZQNkzrmg
— Ahmad Ibrahim Lawan (@DrAhmadLawan) December 7, 2019
Rimeçi me Ruizin kishte rëndësi të madhe dhe Joshua duhet ta fitonte patjetër dhe ishte Klitschko që ia dha atij disa këshilla.
Njëra nga më të rëndësishmet ishte që Joshua të qëndronte sa më larg telefonit në javën e meçit, në mënyrë që të mos ndikohet nga fjalët që mund të fliten në media.
“Klitschko më tha që ta hiqja telefonin nga duart këtë javë, të mos i dëgjoja shumë ndikimet nga jashtë, sepse këtë javë kanë rëndësi vetëm ato që i beson ti. Dhe jo ato që përpiqet të t’i thotë dikush nga jashtë,” tregon Joshua.
“Klitschko më tha që të angazhohem më shumë gjatë stërvitjeve. Dhe pikërisht këtë e kemi bërë dhe kemi folur se çfarë duhet të bëj. [Trajneri] Rob [McCracken] mund ta menaxhojë këtë gjë. Më ka ndihmuar, sepse ndihem komod në atë që po bëj,”.
Pas meçit Klitschko e ka uruar fitoren e Joshuas me anë të një postimi të bërë në Twitter. /Reporteri.net/
@anthonyfjoshua Attaboy ?? keep on punching!
— Klitschko (@Klitschko) December 7, 2019