×
  • Sport
  • Sport

    Dikush i fitoi të gjitha e dikush nuk kishte arritur të fitoj kurrë as edhe një Ligë të Kampionëve

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 13:02

    Lojtari që i fitoi të gjitha çmimet konsiderohet të jetë Ronaldo de Assis Moreira(i njohur si Ronaldinho), kjo duke iu referuar statistikave të cilat gjenden në dispozicion, i cili llogaritet njëri nga futbollistët më të suksesshëm, ku në vitin 2006 kishe fituar Topin e Artë, shkruan Reporteri.net.

    Në listën e lojtarëve të cilët nuk kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve bënë pjesë, Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur si Ronaldo.

    Sulmuesi brazilian, nuk ka arritur të fitoj asnjëherë Ligën e Kampionëve, megjithëse vetëm si 21 vjeçar, në vitin 1997, ai fitoi çmimin e Topit të Artë, por jo edhe Ligën e Kampionëve, edhe pse ishte pjesë e klubeve të mëdha Evropiane e Botërore si: Barcelona, PSV, Cruzeiro, AC Milan, Inter dhe Real Madrid.

    Ndërkaq, me merak është edhe Ricardo Kaka, i cili asnjëherë nuk kishte arritur të fitonte një “Libertadores”, kompeticion i futbollit i cili zhvillohet në Amerikën Latine.

    E, të kënaqur plotësisht nuk janë as dy lojtarët, të cilët për disa vite me rradhë ‘dominuan’ në skenën e futbollit.

    Bëhet fjalë për Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, ku ky i fundit ka fituar pesë topa të artë, ndërsa sulmuesi argjentinas, Leo Messi, deri më tani ka fituar shtatë herë këtë trofe prestigjioz, anipse në shumë raste Topi i Artë ka qenë subjekt i paragjykimeve të shumta.

    E, si duket kjo nuk iu ka mjaftuar dy futbollistëve, të cilët për më shumë se një dekadë dominuan botën e futbollit.

    Kjo pasiqë ata nuk kanë fituar një Kupë të Botës, por për dy lojtarët ekziston një lloj ‘ngushëllimi’ pasi që ata fituan në kompeticione tjera të organizuara të futbollit, ku Leo Messi është bërë kampion me Kombëtaren e tij të Argjentinës, në “Copa America 2021”, trofe që e fitoi për herë të parë sulmuesi argjentinas, trofe ky që i hapi rrugë të fitoj edhe një herë Topin e Artë.

    Ndërsa sulmuesi portugez, në “EURO-2016”, ishte bërë kampion me kombëtaren e Portugalisë, të cilët mposhtën Francën, me rezultat 1-0, ku Franca ishte ajo e cila kishte organizuar këtë kompeticion për vitin 2016.

    Vlen të theksohet se çmimi i Topit të Artë dikë e ka mllefosur tej mase.

    I tillë konsiderohet të jetë, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht është tek skuadra italiane, AC Milan, ku sa i përket çmimit të këtij trofeu, sa herë që diskutohet për të pretendon se iu është bërë e padrejtë që asnjëherë nuk iu është dhënë ky trofe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!