×
  • Sport
  • Sport

    Dilemat e Chelsea, West Ham ofron 30 milionë euro për Armando Brojën

    Reporteri
    08 Gusht 2023 | 18:04

    E ardhmja e Armando Brojës vijon të jetë e pasigurt. Sulmuesi shqiptar ka bërë që klubi i Chelsea të jetë në dilemë. Edhe pse nuk mori pjesë në turneun amerikan, 20-vjeçari cilësohet pjesë e rëndësishme e klubit.

    Megjithatë, West Ham nuk heq dorë. Klubi i mirënjohur këmbëngul për blerjen e yllit shqiptar, madje duke qenë të gatshëm të bëjnë një investim të rëndësishëm, që përllogaritet deri në 30 milionë euro.

    Edhe pse ofertat e tyre të mëparshme janë refuzuar, “çekiçët” do të trokasin sërish te Chelsea, të shtyrë edhe nga dëshira e Brojës që të shkojë në një skuadër elitare ku do të luajë rregullisht. Për momentin, këtë mund t’ia garantojë West Ham, që shiti Scamacca-n tek Atalanta dhe kërkon një pasardhës të denjë.

    Oferta financiare është e rëndësishme dhe Chelsea ka nevojë për të mbushur arkat. Megjithatë, Armando Broja i cili ka qenë pjesë e bluve prej ekipit të 9-vjeçarëve dhe ka kontratë deri në vitin 2028, cilësohet si një prej të rinjve më të rëndësishëm.

    Edhe dëmtimi i Nkunku, që do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave, ka bërë që në Stamford Bridge të mbajnë Brojën në skuadër, si alternativë cilësore për trajnerin Maurizio Pocchetino. Drejtuesi i stolit është shprehur me superlativa për sulmuesin kuqezi dhe dëshiron ta mbajë në skuadër./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!