×
  • Sport
  • Sport

    Disa raste pozitive në Kombëtaren U21, një ditë para ndeshjes me Andorrën

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 16:17

    Disa futbollistë të ekipit kombëtar U21 të Kosovës kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, në prag të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës.


    Kosova e pret nesër Andorrën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese të Grupit 3, raporton Express.

    Trajneri i Kosovës Rafet Prekazi e ka konfirmuar lajmin për rastet me Covid-19 në skuadrën e tij.

    “Po, është e vërtetë se ka raste pozitive”, ka deklaruar Prekazi për Kosovapress.

    Ai ka konfirmuar se edhe vetë është vetizoluar dhe ka shmangur çdo kontakt me persona tjerë.

    Nuk dihet ende numri i saktë i personave të prekur me koronavirus në skuadër.

    Dardanët duhej ta mbanin sot pasdite stërvitjen e fundit para takimit të nesërmen dhe nuk dihet nëse ajo do të zhvillohet.

    Kosova e ka humbur tashmë mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian U21, pasi ngel e parafundit në grup me vetëm gjashtë pikë, 13 pikë më pak se liderja Anglia.

    Në takimin e kaluar në grup, Kosova e mundi 4:0 Andorrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!