×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e mund me IPPON spanjollen dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 13:15

    Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.


    Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.

    Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

    Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.

    Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!