×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi fiton, një hap larg medaljes së bronztë në Evropian

    Reporteri
    29 Prill 2022 | 13:14

    Distria Krasniqi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

    Ajo mposhti xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher me waza-ari, shkruan Gazeta Express.

    Krasniqi vazhdoi garën në repesazh, pasi u mposht në çerekfinale nga nënkampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, Amandine Buchard.

    Xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida për medaljen e bronztë.

    Kujtojmë se në fazën e repesazhit sot është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!