×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit që po mbahet në Budapest

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 15:23

    Distria Krasniqi (-48kg) plasohet në finale, ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Izraeli, Shira Rishony.


    Krasniqi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon hungarezen Eva Csernoviczki, në çerekfinale mposhti me Ippon francezen Shirine Boukli, në finale do të ndeshet kundër Kampionës Olimpike, argjentinases Paula Pareto.

    Flaka Loxha (-57kg) dhe Shigeki Nakamura (-66kg) fituan nga një ndeshje dhe humbën në ndeshjet e dyta.

    Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari portugezen Wilsa Gomes, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga Jessica Klimkait.

    Nakamura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga Togo, Frederic Adebayo Olympio, në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari nga slloveni Adrian Gomboc.

    Nora Gjakova (-57kg) humbi me Ippon në ndeshjen e parë nga franzecja Helene Receveaux.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!