×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi: Mendoj që kam nevojë të marr edhe një medalje tjetër

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 7:16

    Distria Krasniqi është shpallur Xhudistja më e mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për vitin 2021 në botë.

    Distria në Sports Show të Klan Kosovës, u shpreh e kënaqur më këtë arritje, teksa shtoi se synon që të marr edhe një medalje tjetër.

    ”Besoj që për çdo sportist ëndërr është të bëhet kampion olimpi. Jam ende e re, mendoj që kam nevojë që të marr edhe një medalje tjetër, por për mua s’ka rëndësi ngjyra e medaljes olimpike, dua t’i shijoj këto vite që më kanë mbetur në karrierë”, ka thënë ajo.

    ”Konkurrencën e kam pasë shumë të vështirë, sa që nuk kam qenë e sigurt se do të fitoj, jam suprizuar kur e kam fituar”.

    Distria nuk harroi ta përmendi se ky vit ishte më i miri për të.

    ”Mundem me thënë që ka qenë viti më i miri në jetën time si në karrierë, ashtu edhe në jetë, shpresoj që viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë popullin shqiptar”.

    Tutje, Distria u shpreh se fitimi i këtij çmimi i jep edhe më shumë motiv për t’u përmirësuar.

    ”Presion nuk më shton, se jam zgjedh sportistja më e mirë për shkak të rezultateve që kam pas, mirëpo mua më jep më shumë motiv për të punuar, un gjithmonë e kam këtë që nuk shtyhen me askënd, por me veten time, se si të përmisohem më shumë në mënyrën se si e bëj xhudon, me përmisu teknikën, kjo më bën me u motivu më shumë, nuk kam aspak presion, e di se çfarë të bëj, të vazhdojë ushtrimet dhe të shijojë karrierën që më ka mbetur”, u shpreh Distria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!