×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi shpallet “Sportistja e Vitit”

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 19:05

    Pa kurrëfarë diskutimi çmimin ‘Sportistja e Vitit 2020’ i takon Distria Krasniqit, e cila mbizotëroi tatamin në garat e ndryshme ndërkombëtare.


    Xhudistja jonë pati vitin më të mirë në karrierën e saj, duke u ngjitur në podium sa herë që mori pjesë në gara.

    Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kampionatin evropian të mbajtur në Pragë, ndërsa medaljen e artë e fitoi në Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit.

    Qershia mbi tortë ishte mbyllja e vitit 2020 në vendin e parë në renditjen botërore dhe olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë.

    Distria mbetet shpresa e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    /KOK/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!