Xhudistja kosovare Distria Krasniqi do ta nisë garën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” të dielën.
Ajo në prag të sfidës së saj të parë, ka deklaruar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është ëndrra e çdo sportisti.
“Është një ndjenjë e veçantë; ëndrra e çdo sportisti është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Pas triumfit në Tokio, ne shkojmë në Paris me presion të shtuar dhe ndoshta të tjerët kanë pritshmëri më të larta nga ne,” ka thënë ajo për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Megjithatë, jam në formë të mirë, e përgatitur dhe shumë e lumtur që sërish marr pjesë në Lojërat Olimpike. Synimi është me pas një paraqitje të mirë edhe me qenë në podium, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi por shpresoj që të kthehemi me medalje”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.