×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi triumfon në pak sekonda në duelin e parë në Lojërat Olimpike

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 11:52

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e saj në Lojërat Olimpike.

    Krasniqi ka triumfuar në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Indonezia, Ina Maharani.

    28 vjeçarja nga Peja ishte e mrekullueshme dhe fitoi pas pak sekondave, duke treguar formë të mrekullueshme.

    Krasniqi tani kalon në fazën çerekfinale dhe do tentojë medaljen.

    Kujtojmë se Krasniqi është fituese e mëhershme e medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!