Deontay Wilder do të përballet me Tyson Furyn më 22 shkurt në Las Vegas
Meçi i parë i zhvilluar ndërmjet këtyre dy boksierëve kishte përfunduar me barazim, shkruan Reporteri.net
Wilder beson se tani do ta nokautojë Furyn në rimeçin që luhet vikendin e ardhshëm.
“Mendoj se kur vetëm preki kundërshtarët e mi, ata rrëzohen, jo më t’i godas,” ka thënë Wilder.
“Jam i bekuar nga Zoti për këtë forcë dhe mendoj se unë e kam përdorur atë në mënyrën e duhur.
Ai [Tyson Fury] e di çfarë e pret, e di se do të jetë i nokautuari i 42-të në karrierën time, nuk flas gjepura siç bënë ai, do të ndodhë një gjë e tillë, keni për të parë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.