Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Çekinë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 15:00
Kosova ka shumë mungesa për këtë ndeshje, por Challandes ka kërkuar nga lojtarët që ka në dispozicion një lojë të çmendur, raporton Reporteri.net
“Skuadra duhet të tregojë pasion këtu në Prishtinë. Ne mund të ëndërrojmë. Na duhet një lojë e çmendur,” ka thënë Challandes dje në konferencën për shtyp.
‘Dardanët’ në këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në pesë lojtarë të formacionit startues. Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Benjamin Kololli janë të lënduar.
Ndërsa në bazë të asaj që ka provuar Challandes në stërvitjet e Kosovës ky pritet të jetë formacioni i Kosovës.
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Berisha, Halimi, Celina, Rashani, Zhegrova, Muriqi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.