×
  • Sport
  • Sport

    Dita e ndeshjes – Shqipëria kërkon fitoren ndaj Moldavisë

    Reporteri
    17 Qershor 2023 | 14:29

    Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”.

    Kuqezinjtë e presin Moldavinë në “Air Albania Stadium” në ndeshjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

    Ekipi i Sylvinhos pret ta marr fitoren e parë në kuadër të Grupit E, pasi në takimin e parë u mposht 1-0 nga Polonia.

    Shqipëria ka histori të mirë ndaj moldavëve pasi në 5 ndeshje ka 4 fitore dhe 1 barazim, me goldallim 12-2.

    Ndryshe, përveç Shqipërisë dhe Moldavisë, në Grupin E luajnë edhe Çekia, Polonia dhe Ishujt Faroe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!