×
  • Sport
  • Sport

    Ditë të zeza po vinë për Medën, Sinanin e Labin: Me këtë këndim, Arbër Zeneli do t’ua marr bukën e gojës

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 21:25

    Arbër Zeneli tash e një kohë është jashtë fushave pasi këputi ligamentin i angazhuar me Kombëtaren e Kosovës.


    Data e rikthimit të tij është përcaktuar 1 marsi i vitit të ardhshëm, derisa mungesa e tij ka qenë hendipek i madh për “Dardanët”.

    Ishte vërtet mëkat dëmtimi i tij, pasi po kalonte nëpër një formë jetësore, me sulmuesin e Reimsit që padyshim se mbetet një prej lojtarëve më të mirë që ka aktualisht Kosova.

    Sidoqoftë, postimet e tij të fundit në “InstaStory” na bëjnë të harrojmë aftësitë e tij në fushë dhe ta kapim kokën.

    Ditën e djeshme, Zeneli postoi në “InstaStory” disa video, me gjasë, nga makina e tij duke kënduar derisa në prapavijë dëgjohet një muzikë zhanrin e së cilës është e vështirë ta përcaktojmë.

    25-vjeçari është talent i padiskutueshëm në fushë, por shija e tij në muzikë lë për tu dëshiruar.

    Shikoni më poshtë dhe vlerësojeni edhe vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!