Dje, në dy vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar dhe ish Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit është zbuluar buceta fituese e shtatores së tij.
Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.
Shtatorja pritet të jetë gati kah fundi i muajit shtator ose fillimi i muajit tetor, teksa për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës.
Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, për ‘Zërin’ ka thënë se nëse do pyetej ai, këtë shtatore do ta vendoste prapa tribunës perëndimore të stadiumit.
“Sa i përket vendosjes, nëse do të pyetesha unë personalisht do ta vendosja prapa tribunës perëndimore të stadiumit “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse lejojnë kushtet. Mendoj se do të ishte një imazh i mirë për stadiumin” – ka deklaruar Gramoz Vokrri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.