Boksieri serb Velko Razhnatoviq në një emision televiziv ka folur për karrierën e tij në boks.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për meçin që ishte planifikuar të mbahej me boksierin kosovar, Petrit Mazrekaj, shkruan Reporteri.net
Ndonëse është spekuluar për këtë meç me javë të tëra, ende nuk dihet data dhe nëse ky meç me të vërtetë do të zhvillohet.
Megjithatë, djali i kriminelit serb Arkan, nuk ka ngurruar që të dërgojë mesazhe kërcënuese në drejtim të boksierit kosovar.
Ai së fundmi në një emision televiziv ka thënë se do të donte që meçi të zhvillohej, dhe se nëse vjen deri te kjo, do ta vrasë boksierin kosovar, në ring kuptohet.
“E them haptazi, atë nuk e dua dhe do të shkoj ta vras në ring, nëse mundem. Ta keni të sigurt. Ai ka një kohë të gjatë që po më acaron, dhe këtë nuk e shoh më vetëm nga ana sportive, më duhet ta them këtë në televizion. Me gjithë qejf do të doja ta pranojë atë meç”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.