×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Lionel Messit, Thiago, ishte shumë i hutuar pasi pa shtatë trofetë e ‘Topit të Artë’ të fituar nga babai i tij

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 20:39

    Djali i Lionel Messit, Thiago, ishte shumë i hutuar pasi pa shtatë trofetë e ‘Topit të Artë’ që i ka fituar babai i tij.

    Lionel Messi fitoi trofeun e “Topit të Artë” për vitin 2021 të hënën e kaluar, duke mposhtur emra si Robert Lewandowski dhe Jorginho.
    34-vjeçari ka pasur një tjetër vit të suksesshëm, ku fitoi Copa del Rey me Barcelonën dhe Copa America me Argjentinën.

    Ai mundi ngushtë Lewandowskin, i cili gjithashtu ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, për të fituar trofeun e tij të shtatë të Topit të Artë.
    Një video është shfaqur pas triumfit të tij që tregon një shkëmbim fjalësh zbavitës mes Messit dhe djalit të tij, Thiago.

    Thiago, më i madhi nga djemtë e Messit, tani në moshën 9-vjeçare, u përpoq të kërkonte shpjegime kur pa shtatë trofetë e “Topit të Artë” të babait të tij të rreshtuar në tryezën e shtëpisë.
    Thiago: ‘Pse i ke shtatë ‘Topat e Artë’ baba? A nuk i keni gjashtë?’

    Lionel: ‘Tani kam shtatë’.

    Thiago: ‘A e fituat sot? Në shtëpi ka vetëm gjashtë topa. Kur e fituat?’

    Lionel: ‘Sot’

    Thiago: ‘Sot?! Pse?!’

    Lionel: ‘Nuk e di!’
    Thiago më pas u hutua edhe më shumë pasi mendoi se babai i tij tani kishte tetë trofe të ‘Topit të Artë’.

    Por pastaj Lionel ia tregoi të fundit, duke e plotësuar numrin shtatë.

    Thiago, ashtu si babai i tij, është i fiksuar pas futbollit. I riu luante për skuadrat e të rinjve të Barcelonës dhe tani po luan për PSG-në. /Telegrafi/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!