Futbollisti i Real Sociedad, Adnan Januzaj po qëndron në Kosovë për pushime ku ka vizituar vendlindjen e prindërve të tij, Istogun.
Ai gjatë ditës së sotme ka takuar djalin e deputetit të Parlamentit të Kosovës Gani Dreshaj, Rionin.
Në një postim në Facebook, Dreshaj thotë se Januzaj është njëri nga futbollistët më të mirë kosovar në Evropë.
Ky është postimi i tij:
Djali im, Rioni ka takuar sot njërin nga futbollistët më të suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, Adnan Januzajn.
Suksesi dhe fama e Januzajt kudo në Evropë kanë bërë që kur të përmendet emri i tij, të lakohet edhe emri i Kosovës.
Duhet të jemi krenar që një djalosh nga Lubozhda e Istogut ka arritur në moshë të re që të luaj në nivele aq të larta, një herë në Premier League, e tani në La Liga./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.