×
  • Sport
  • Sport

    ‘Djalli’ është kthyer duke pushtuar Italinë dhe Evropën, cili është sekreti i këtij Milani të frikshëm?

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 10:51

    25 ndeshje pa humbje për Milanin


    Mund të duket e pabesueshme, por Milani është në seri prej 25 ndeshjeve pa humbje, derisa mbrëmë mposhti Celticun 3-1 në udhëtim në kuadër të Europa Ligës, shkruan Reporteri.net

    Forma e mrekullueshme e Milanit sipas trajnerit Stefano Pioli është fal punës së madhe e cila po bëhet brenda në klub nga të gjithë, duke përfshirë lojtarët dhe stafin teknik.

    “Të gjithë punojmë në një drejtim prej kohësh, shoqëria, stafi teknik, lojtarët. Të gjithë ndihemi pjesë e këtij ambienti, jemi një ekip i ri por dëshirojmë të rritemi e të përmirësohemi. Rezultatet pozitive na japin besim dhe forcë,” ka thënë Pioli pas ndeshjes me Celtic.

    Ndryshe, ndeshja e radhës e Milanit do të jetë kundër Romës në kuadër të Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!