×
  • Sport
  • Sport

    Dominim absolut, Haxhi Krasniqi e fiton meçin ndaj boksierit portugez

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 0:08

    Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë.

    Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve.

    Ai ishte më i mirë se portugezi pothuajse në të gjitha 10 raundet, përderisa disa herë ishte afër edhe ta nokautonte portugezin.

    Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.

    Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!