Edhe Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat e dyta Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0.
Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar.
Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë.
Në boks sot është eliminuar edhe Shpëtim Bajoku, që ka humbur në përballjen me Ahmad Shtiwin e Izraelit në kategorinë deri në 64 kilogramë.
Kosova deri më tani në Minsk ka siguruar dy medalje, një të artë nga Majlinda Kelmendi dhe një të argjendtë nga Nora Gjokva në xhudo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.