×
  • Sport
  • Sport

    Donnarumma mund të kthehet tek Milani

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 14:17

    Gianluigi Donnaruma mund të kthehet edhe një herë tek skuadra e AC Milan, transmeton Reporteri.net.

    Është raportoar se drejtuesit e kuqezinjeve po monitorojnë situatën e Donnarummas tek PSG.

    Sipas raportimeve të L’Equipe portieri mund të kthehet tek Milani pasi u largua vetëm sezonin e kaluar nga skuadra italiane.

    Donnaruma nuk është i kënaqur me situatën e tij te klubi francez pasi nuk po gjen hapësirën e nevojshme në formacionin bazë të ekipit të drejtuar nga Pochettino.

    Vlen të përmendet se portieri italian është larguar nga skuadra e Rossonerëve më kosto zero.

    Aktualisht skuadra e Milanit e ka në portë francezin, Mike Maignan i cili ka porta më së shumti të pa prekura në Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!