×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet skuadra gjakovare, lë fushën gjatë ndeshjes ku ishte duke humbur 0-10

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 16:46

    Në futbollin e ligës së tretë në Kosovë ka patur sot një ndodhi të pazakonshme, kjo pasiqë skuadra gjakovare, United Boys e ka lëshuar fushën në minutën e 39-të, pasi ishte duke humbur 0-10 nga Akademia e Futbollit ‘Australia’.

    Golat për Akademinë e Futbollit Australia i shënuan Florian Berisha, i cili ishte realizator i pesë golave, teksa shtoi Bleon Tupella me dy gola, Blerim Zeneli me dy gola dhe Besart Islami me një gol.

    Këtë veprim të skuadrës nga Gjakova nuk e ka mirëpritur Akademia e Futbollit, Australia tl cilët me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook kanë ftuar Federatën e Futbollit të Kosovës që të e ndëshkoj skuadrën gjakovare, pasi sipas tyre kjo e dëmton futbollin kosovar.

    “Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, ka shkruar në Facebook, Akademia e Futbollit ‘Australia’.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!