×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Poloni, eliminohet Prishtina

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 23:14

    KB Prishtina ka rezistuar shumë por pavarësisht kësaj është eliminuar nga Basketball Champions League në ndeshjen e dytë në Varshavë të Polonisë kundër Legia.


    KB Prishtina është eliminuar nga Basketball Champions League me dramë nga Legia Varshava dhe atë vetëm pas shtesave.

    Koha e rregullt i takoi Prishtinës, të cilën e fitoi me rezultat 67:69, por kjo nuk mjaftoi për kampionin kosovar.

    Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe kjo bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.

    Çereku i parë ishte shumë më i mirë për vendasit që fituan me rezultat 24;20, Prishtina fitoi në çerekun e dytë dhe të tretë me rezultat 18:19 dhe 8:20. Por në çerekun e katër vendasit e kthejnë epërsinë duke fituar më rezultat 17:10.
    Në vazhdimin e aprë Prishtina kishte përsëri rezultat më të mirë, 74:76, por në vazhdimin e fundit Legia fitoi me rezultat 85:83, duke fituar kështu me një rezultat të përgjithshëm 166:162, duke u kualifikuar në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

    Por, kjo nuk do të jetë rruga e fundit e Prishtinës në Europë pasi që ajo do të garojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, garë që ka marrë pjesë në katër vitet e fundit.

    Më i miri te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, pastaj Mikaile Tmusiq që shënoi 17 pikë, ndërkaq Dardan Berisha kishte 14 pikë.

    Te Legia Varshava më i miri ishte Drew Brandon me 20 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!