×
  • Sport
  • Sport

    Dramë penalltish në Portugali, AC Milan në grupe të Europa Ligës

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 8:28

    Një ndeshje tepër interesante është zhvilluar sonte në Portugali në mes të Rio Ave – AC Milan. Një dramë e vërtetë që pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 2-2, kurse ishin penalltitë ato që dërguan në grupe të Europa Ligës skuadrën e AC Milanos


    Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi pa gola 0-0, me Milanon që ishte për disa nuanca më e mirë.

    Në pjesën e dytë filloi drama.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra e AC Milan në minutën e 51-të me transferin e ri Alexis Saelemaekers.

    Në minutën e 72-të Rio Ave do të shënonte gol me Geraldes për ta dërguar këtë ndeshje në shtesa dy herë nga 15 minuta.

    Rio Ave do ta nxehte këtë ndeshje pasi që Gelson do të shënonte në minutën e parë të shtesës së parë.

    E kur u mendua që Milan do të eliminohet nga Europa Liga në minutën e fundit Toni Borevkovic preku me dorë topin brenda zonës duke shkaktuar penallti e që në gol atë e shndërroi mesfushori turk Calhanoglu për ta dërguar ndeshjen në penallti.

    Nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët e Milanos, por për të arritur të grupet e Europa Ligës u desh të ekzekutohen 13 penallti nga të dyja skuadrat ku në fund fitoi Milan me 8-9.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!