×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i klubit të Veronës: Kumbulla kushton më shumë se 25 milionë euro

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 13:10

    Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla do të kushtojë më shumë se 25 milionë euro këtë verë, ka thënë drejtori i këtij klubi, Tony D’Amico.


    Mbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë ishte zbulim për Veronan në stinorin debutues të tij në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol në 18 ndeshje.

    Ka kohë që emri i tij lidhet me një transferim te skuadra të mëdha si Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, RB Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham Hotspur e Eintracht Frankfurt.

    “Vlera e tij është më shumë se 25 milionë euro”, ka thënë drejtori sportiv i Veronas për Sky Sport Italia.

    “Po flasim për një mbrojtës të shkëlqyeshëm që po ka një stinor të jashtëzakonshëm, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët të flasim për shifra tani. Është nder për ne që kemi zhvilluar këtë lojtar në Akademinë e të rinjve”, ka shtuar D’Amico.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!