Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka kritikuar transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe te Real Madrid.
“Gjithmonë mund të bëhesh një person më i pangopur për para, por kushdo që është i pangopur për para do të bëhet gradualisht një gozhdë në arkivolin e futbollit”, tha ai për Suddeutsche Zeitung.
Eberl shtoi se bëhet fjalë për qindra milionë: “Më parë përfitonin klubet. Paratë qëndronin në qarkullim, por tani kjo po ndryshon”.
25-vjeçari francez do të luajë me numrin 9 në Real Madrid dhe pas largimit të Luka Modric pritet të marrë numrin 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.