×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e Arsenalit tentojnë që të nëshkruajnë me sulmuesin serb, Arteta admirues i tij

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 22:55

    Drejtuesit e Arsenalit kanë filluar përgatitjet për afatin e transferimeve që tani, përcjell Reporteri.net.

    Topçinjtë janë duke monitoruar sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic zbulon Fichajes.

    27-vjeçari ka “rënë” në radarin e Topçinjve pasi shënoi 40 gola në 40 paraqitje në kampionat për Cottagers në sezonin 2021-2022.

    Për lojtarin serb interesim ka patur që nga viti i kaluar edhe Mikel Arteta, tekniku i skuadrës angleze.

    Newcastle gjithashtu mendohet të jetë i interesuar për ri-nënshkrimin e Mitrovicit, i cili është nën kontratë me Craven Cottage deri në vitin 2026.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!