×
  • Sport
  • Sport

    Drita e mposhtë Vushtrrinë dhe përkohësisht zë vendin e parë në tabelë

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 15:07

    Drita e ka mposhtur Vushtrrinë në udhëtim me rezultat 3-2 në një ndeshje shumë të tensionuar


    Skuadra nga Gjilani nuk e pati aspak lehtë që ta mposhte Vushtrrinë, e cila vështirë se do të mbijejtojë këtë edicion në Superligë, shkruan Reporteri.net

    Drita fitoi me rezultat 3-2 me golat të shënuar në këtë takim nga Emini, Vucaj dhe Rexha, ndërsa për vendasit realizuan Fazliu dhe Istrefi.

    Në këtë takim Genc Nuza anuloi një gol të Vushtrrisë dhe kështu pas këtij vendimi stadiumi gjatë tërë pjesës së mbetur të lojë ofendoi gjyqtarin e njohur kosovar.

    Pas kësaj fitore Drita kalon në vendin e parë me 37 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që ndeshjen e xhiros së 19-të e luan të dielën në Suharekë kundër Ferizajt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!