×
  • Sport
  • Sport

    Drita e përmbysë Llapin – Drenica e fundos Prishtinën

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 15:34

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll


    Drita ka shënuar fitore 2-1 ndaj Llapit në udhëtim duke bërë një përmbysje të madhe në rezultat, shkruan Reporteri.net

    Llapi kaloi në epërsi në minutën e 9′ me anë të Veliut, por kampionia aktuale u rikthye në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin Ajzeraj 58′ dhe autogolin e Januzit në minutën e 70′.

    Në ndeshjen tjetër Drenica e mposhti Prishtinën me rezultat 1-0, derisa golin e vetëm për drenicakët e shënoi Fazliu në minutën e 60-të.

    Më poshtë e keni tabelën e Superligës së Kosovës pas 10 xhirove të zhvilluara deri tani ku prinë Ballkani me 25 pikë./Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!