×
  • Sport
  • Sport

    Drita fiton, Llapi barazon në Podujevë me Trepçën ’89

    Reporteri
    20 Gusht 2022 | 19:19

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Albi Superligës së Kosovës, ku Drita e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të ngushtë 1-0. Në anën tjetër Llapu ka barazuar kundër Trepça 89 me rezultat 2-2 në Zahir Pajaziti të Podujevës.

    Drita – Dukagjini 1-0

    Drita ka arritur të fitorja e parë në Superligë pasi që ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Dukagjinit. Në xhiron e parë Drita barazoi me Trepçën 89-të me rezultat 2-2. Drita, fillimisht shënoi në pjesën e parë, por pas rishikimit në VAR u pa që goli i shënuar në minutën 19-të ishte shënuar nga Simonovski në pozitë jashtëloje. Megjithatë, i njëjti lojtarë do të shënonte gol në minutën e 60-të.

    Llapi – Trepça ’89 2-2

    Llapi ka barazuar në ndeshjen e dytë në Superligën e Kosovës duke barazuar në Zenun Pajaziti me rezultat 2-2. Fituesi i Kupës së Kosovës javën e kaluar mposhti Drenicën me rezultat të ngushtë 1-0. Goli i parë dhe i vetëm në pjesën e parë në minutën e 27-të me anë të Adem Maliqit. Në pjesë e dytë u shënuan tre gola. Albion Pllana barazoi rezultatin në 1-1 kurse i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Trepçën ’89 për ta përmbysur rezultatin në 1-2. Llapjanët arrin ta barazojnë rezultatin në minutën e 89-të me anë të një autogoli të Rexhës. /Express

    Në javën e ardhshme Drita do të luajë në Fadil Vokrri kundër Prishtinës, ndërkaq Llapi do të jetë mysafirë i Dukagjinit në Klinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!