×
  • Sport
  • Sport

    Drita fiton ndaj Trepçës ’89 dhe i qëndron si hije Ballkanit në tabelë – Prishtina e mposhtë minimalisht Arbërinë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:56

    Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll


    Kampionia aktuale, Drita ka arkëtuar tre pikë të mëdha duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1-0 në Riza Lushta, shkruan Reporteri.net

    Heroi i Dritës në këtë takim ishte Xhevdet Shabani që shënoi golin e fitores për Intelektualët në minutën e 15-të.

    Prishtina është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve radhazi që kishte pësuar.

    ‘Plisat’ fituan 1-0 kundër Arbërisë me golin e vetëm të shënuar nga Enis Gavazaj në minutën e 11-të nga penaltia.

    Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ndërmjet Besës dhe Drenicës përfundoi pa gola 0-0.

    Më poshtë keni tableën e Superligës pas ndeshjeve të zhvilluara sot me Dritën që shihet si përcjellësi i parë i Ballkanit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!