×
  • Sport
  • Sport

    Drita – Gjilani, sot derbi i madh kosovar!

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 9:10

    Drita dhe Gjilani do të takohen sot me fillim nga ora 13:00, për ta hapur kështu më së miri javën e parë të xhiros pranverore në Superligën e Kosovës.


    Drita është vendase në këtë duel dhe “Intelektualët” do të zënë tribunën e madhe, ndërsa “Skifterave” iu takon tribuna perendimore.

    Gjilani do të ketë disa mungesa në derbin e sotëm, kryesisht në mbrojtje me Veliun, Kastratin dhe Ferreira – por dyja skuadrat hyjnë për ta fituar takimin – pasi tre pikët në ditën e sotme do t’i kryejnë punë jashtëzakonisht të madhe bardhë e kaltërve apo të kuqve.Gjilani ndodhet në pozitën e tretë me 32 pikë, kurse Drita në vendin e katërt me 31 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!