×
  • Sport
  • Sport

    Drita sërish merr bajrakin, Gjilani s’e bën hesap Ferizajn

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 18:56

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll


    Drita e ka mposhtur Trepçën 89 në udhëtim me rezultat 2-0 dhe është rikthyer sërish në krye të tabelës, shkruan Reporteri.net

    Xhevdet Shabani dhe Kastriot Rexha shënuan për fitoren e madhe të Dritës.

    Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit që përfundoi 3-0 në të mirë të Skifterave.

    Progni, Nikac dhe Hajdari ishin golashënuësit e këtij takimi.

    Pas xhiros së 24-të Drita është lidere e Superligës me 49 pikë, Prishtina e dyta me 47 pikë, Ballkani bie tani në pozitën e tretë me 46 pikë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!